Tiranë, të shtëna me armë zjarri pranë Komisariatit Nr.2

Ornela

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Dy grupe janë përplasur me armë me njëri-tjetrin, pas një konflikti midis tyre.

Ngjarja ka ndodhur pasdite e sotme pranë zonës së 21-Dhjetorit, pak metra nga Komisariati Nr.2.  Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por kalimtarët e rastit janë tmerruar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Ende nuk ka ndonjë emër të personave të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Grupi hetimor ka shoqëruar disa persona në Komisariat, në cilësinë e dëshmitarit okularë. Ndërkohë, pritet që të sekuestrohen kamerat e sigurisë, pranë bizneseve ku ndodhi përleshja.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *