Tiranë/ Tentojnë t’i vjedhin portofolin policit, arrestohet

Elton Tafaruci

Një polic ka rënë pre e dy grabitësve të cilët kanë tentuar që t’i vjedhin portofolin dhe më pas e kanë goditur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në afërsi të mbikalimit të “Casa Italia”, në autobusin e linjës Kamëz–Tiranë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Alfons Locit, 29 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa ka shpallur në kërkim A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë.

Sipas pocisë këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë tentuar të vjedhin portofolin duke e goditur me grushta punonjësin e policisë me iniciale K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes ky i fundit ka qenë civil.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar që këta persona janë autorë të dyshuar të disa ngjarjeve kriminale, më konkretisht:

Më datë 22.09.2016, në Bulevardin “Zogu i Parë”, tek një restorant, shtetases R. B., me origjinë norvegjeze, i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka patur një shumë monetare.

Më datë 21.09.2016, tek terminali i autobuzave të jugut, shtetasit A. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.

Më datë 29.07.2016, në rrugën “Dritan Hoxha”, në autobusin e linjës së Tiranës së Re, shtetases M. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.

Më datë 05.08.2016, në Rrugën “Asim Vokshi”, në autobzin e linjës së Unazës, shtetases B. P., i kanë marrë aparatin telefonik.

Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje”, “Vjedhje me dhunë”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *