Dhunë e përsëritur dhe kanosje për vrasje, ishte jeta e një 27-vjeçari, banues në Tiranë. Ai dhunohej nga vëllai i tij më i madh, shtetasi Aleksandër S., 34 vjeç, i cili është arrestuar nga policia. Aleksandri, ka shkuar në banesë dhe gjatë një konflikti ka thyer orenditë shtëpiake.
Ai nuk është mjaftuar me kaq, por ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, vëllain e tij. Situata ishte bërë e padurueshme, e për pasojë, 27-vjeçari vendosi që ta denoncojë atë në polici. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka thënë se dhunohet vazhdimisht nga Aleksandri dhe se ai përbën një rrezik në familje.
