Dy persona të kërkuar për trafik droge, njëri prej të cilëve i dënuar me burgim, u ndaluan 24 orët e fundit në kryeqytet. Elis Toçi, 23 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 8 vjet burg për veprën penale penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. I riu ka qenë i dënuar edhe nga Gjykata e Tiranës, kurse prokuroria kishte nxjerrë urdhër arresti. Pak orë më pas u kap edhe Azem Rexha, 23 vjeç, me masë sigurie “arrest në burg” po nga gjykata për këtë vepër penale.
