Një supermarket, magazina, si dhe tre dyqane janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në “Unazën e re“ në Tiranë.
Sipas policisë, ende nuk dihet shkaku i zjarrit që shkrumboi këto lokale, por nga të dhënat paraprake të zjarrfikësve dyshohet për ndonjë shkëndije elektrike.
Nga zjarri nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëmë të konsiderueshme materiale. Zjarrfikësit thanë, se fatmirësisht nuk kanë shpërthyer bombulat e gazit në një nga dyqanet, duke evituar kështu dëmtime më të mëdha edhe për rreth zonës ku kishte rene zjarri.
Me të marre njoftimin për zjarrin, disa makina të zjarrfikësve të kryeqytetit kanë ndërhyrë duke vënë në kontroll zjarrin pas dy oresh . Policia ka nisur hetimet, ku do të marre në pyetje pronarët e magazinës dhe dyqaneve për të mësuar më shumë për shkakun e zjarrit.
Leave a Comment
