Tiranë, tregtarët sërish në protestë

anazapta

Nuk kanë munguar të protestojnë as në seancën e fundit të këtij sesioni të Parlamentit tregtarët e Tiranës, të cilët kërkojnë mbështetjen e deputetëve për të mos lejuar mbylljen e tregut tek ish-uzina “Dinamo”.  Ata thonë se ky vendim veç të tjerash do të dëmtojë edhe prodhimin bujqësor vendas, i cili e kishte si destinacion këtë treg.  Tregtarët e tregut të uzinës “Dinamo” kanë protestuar sërish paraditen e së enjtes përpara Parlamentit, duke i bërë thirrje kryeministrit dhe deputetëve të Parlamentit të mos e mbyllin tregun dhe duke e cilësuar vendimin për mbylljen e tij si të padrejtë dhe kolektiv. Sipas tyre, mbyllja e tregut nuk i lejon fermerët të shesin vetë prodhimet e tyre dhe të konkurrojnë importin. Edhe pse është e disata herë që tregtarët protestojnë për mosmbylljen e tregut dhe mostransferimin e tij në Kashar, ata paralajmëruan se do të ketë të tjera protesta. Sipas tregtarëve, vendimi është justifikuar për arsye të higjienës, por ky është vetëm një pretekst për të mbuluar arsyet reale që janë interesat e zyrtarëve për ndërtime biznesesh në atë territor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *