Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës së kaluar në kryeqytet. Ngjarja është shënuar rreth orës 02:15 minuta të ditës së martë në rrugën “Ali Demi”, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.
Mësohet se një sasi eksplozivi ishte vendosur në mjetin tip “Volsëagen” me targë TR 4077 L, në pronësi të shtetasit Altin Zerani, i cili është punonjës i Bashkisë Tiranë.
Shpërthimi ka shkaktuar panic te banorët e lagjes. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
