Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pikë bastesh në kryeqytet. Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur tek Rruga e Dibrës, ndërsa lokali ka pasur dëme të konsiderueshme materiale. Në polici janë shoqëruar rreth 20 persona të dyshuar, pjesa më e madhe e tyre frekuentues të lokalit. Dyshimet nuk përjashtojnë edhe vendosjen e tritolit nga ndonjë klient që ka humbur sasi të madhe parash.