Sektori Kundër Krimit Ekonomik bëri dje ekzekutimin e urdhrit të Prokurorit për vendimin e 26 qershorit të Gjykatës së Tiranës, në ngarkim të shtetases maqedonas Ljubica Dimitri Jovanoska, 44 vjeç, për veprën penale të “mashtrimit”, duke e arrestuar. Në ngarkim të saj, Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, sepse është denoncuar nga disa qytetarë për mashtrime të ndryshme për dokumente dhe me shuma të konsiderueshme në euro. E dyshuara kishte mundur t’i shpëtonte aksionit të parë të policisë.
