Tiranë, vala e vjedhjeve në rrugë, në pranga 3 të dyshuar

redaktor

Policia procedoi si të dyshuar Edmond V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes në Paskuqan të motorit në pronësi të B. H., 20 vjeç. Kurse Komisariati nr. 3 arrestoi të miturin I. K., 15 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri” i ka vjedhur nga dora telefonin kalimtares K. Ç., 23 vjeçe, ndërsa iu kap një dorezë dhe një thikë. Për të njëjtën akuzë u ndalua edhe Dedë Kola, 53 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Sotir Caci” u kap duke vjedhur kabllot elektrik. Policia procedoi në gjendje të lirë dhe 21-vjeçarin Doriano Ç., që u kap me një dorezë metalike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *