Një valixhe e braktisur në Bulevardin “Zogu i Parë”, në afërsi të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ka alarmuar dje banorët e zonës dhe kalimtarët, të cilët kanë njoftuar forcat e policisë, sepse shihej si e dyshimtë. Menjëherë në vendin e ngjarjes, veç strukturave të policisë së Tiranës, kanë mbërritur dhe forcat xheniere, të cilat, pasi kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe ndaluar qarkullimin, konstatuan se valixhja ishte bosh dhe ishte harruar aty nga persona ende të paidentifikuar. Po hetohet për pronarët e valixhes dhe dokumentimin e ngjarjes.
