Tiranë, valixhja me rroba në mes të rrugës, alarmon policinë

redaktor

Një alarm për bombë është dhënë pasditen e djeshme, në rrugën “Isa Boletini” në kryeqytet.
Shkak për alarmin sipas policisë është bërë një valixhe e dyshimtë, e braktisur në mes të rrugës kryesore. Forca të shumta policore dhe të njësisë antieksploziv shkuan në vendngjarje. Pas verifikimeve të bëra nga specialistët e fushës, rezultoi që alarmi ishte i rremë dhe se valixhja ishte e mbushur me rroba. Grupi hetimor po mbledh informacione për të zbuluar personin që e ka harruar valixhen në mes të rrugës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *