Një oficer i Ministrisë së Mbrojtjes i ka dhënë fund jetës në zyrën e tij gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Gëzim Tare, 53 vjeç, nga Gramshi, me funksion oficer iu ndërlidhjes në Ministrinë e Mbrojtjes ka qëlluar veten me armë gjatë shërbimit. Ngjarja u konfirmua paraditen e sotme nga Policia Ushtarake.
Pritet që hetimet të nxjerrin në dritë edhe shkaqet që e kanë çuar 53-vjeçarin Tare drejt vetëvrasjes. Paraprakisht mendohet që vendimi për t’i dhënë fund jetës është marrë nga oficeri 53-vjeçar në kushtet e depresionit. Kolegët e tij flasin për probleme financiare, të cilat mund të kenë shkaktuar edhe gjendjen depresive.