Tiranë, vetvritet suedezi, mister arsyet

redaktor

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjendur i pajetë një shtetas suedez.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku ky shtetas banonte dhe si rezultat ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Haxhi Kika, ku është gjetur i shtrire shtetasi Suedez, i identifikuar si J. Backlund, 40 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *