Policia e Tiranës ka çuar në qeli katër adoleshentë pasi akuzohet se vidhnin parvaze metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit. Të arrestuarit janë Jurgen Sinjari 19 vjeç, Rigers Vejsiu, 19 vjeç, Ergys.Sh, 17 vjeç dhe Omar.N, 18 vjeç. Ata u kapën dje në kuadër të operacionit të koduar “Skrapi” duke tentuar të vjedhin pravazet metalike të apartameneteve dhe lokaleve në rrugët ”Shkelqim Fusha” dhe ”Frederik Shiroka” në kryeqytet. Nga hetimet rezultoi se katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mundur të vjedhin edhe kangjellat rrethuese të një pallati në rrugën “Shkëlqim Fusha”, në afërsi të kopshtit Botanik.

Mos harroni dhe magazinjeret e skrapit…po bejne kerdin pranojne vjedhjet e gjeneratoreve…telat e lindjeve elektrike…kapaket e pusetave….mos te kerkoj larg policia vetem pikat e skrapit.