Punonjësi i Repartit nr. 1320 arrestohet për vjedhjen e baterive të makinave që i shiste më pas në tregun e zi dhe servise. Policia e Komisariatit nr. 4 njoftoi se ka ndaluar Ardit Lazrin, 26 vjeç, pasi rreth orës 03:00, në rrugën “Myslym Keta”, është kapur në flagrancë nga shërbimet më 12 bateri makinash të llojeve dhe të madhësive të ndryshme, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në Repartin nr. 1320, ku ai ishte i punësuar dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
