Katër persona të dyshuar për vjedhje dhe mashtrim u proceduan gjatë 24 orëve të fundit nga policia. Kujtim M., 46 vjeç dhe Sh. B., 65 vjeç, banues në Mëzes, akuzohen nga F. B., se në muajin qershor të vitit 2006, i kanë marrë 6 milionë lekë për një sipërfaqe toke që i kanë shitur, por nuk i kanë dhënë dokumentet. Kurse Mikel Xhibro, 34 vjeç dhe Vladimir Jonuzi, 56 vjeç, të dënuar më parë, u kapën duke vjedhur në urban. Spiridon Lito, 52 vjeç, u kap pasi kërkohej prej një viti për mashtrim.
