Tiranë, vodhi 100 mln lekë në argjendari, arrestohet

anazapta

Policia e kryeqytetit arrestoi një person, pasi akuzohet të jetë autor i grabitjes së një argjendarie, në të cilën janë grabitur 100 milionë lekë. Ekspertët e Komisariatit nr 6 kanë ndaluar 28-vjeçarin me inicialet B.M. Ai dyshohet të jetë autor i grabitjes së argjendarisë në pronësi të shtetasit B.T në zonën e Kombinatit. Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2011. Nga argjendaria janë grabitur 100 mln lekë. Sipas policisë argjendaria është grabitur me thyerje, ndërsa policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *