Policia e ndiqte në një aksion me qëllim arrestimin si i kërkuar për tentativë vrasje e trafik droge, por kundërpërgjigjet me breshëri mitralozi ndaj makinës ku udhëtonin edhe dy shefa të policisë vendore, që i shpëtuan plumbave për mrekulli. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së mërkurë, në fshatin Shёndelli të Sarandёs, pasi komisariati mori informacion se në këtë zonë vepronte një i shumëkërkuar që drejtonte edhe një organizatë të trafikut të sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, Igumenicë dhe Korfuz. Bëhet fjalë për Taulant Gjinin, një kontigjent krimi tepër i njohur për policinë dhe disa të tjerë bashkëpunëtorë, që janë në ende në kërkim. Plumbave i shpëtuan kreu i Antitrafiqeve Orges Mezini dhe shefi i Krimeve Orges Thomai, si dhe 6 agjentë të tjerë.
Prita e armatosur
Sapo grupet e policisë kanë hyrë në fshatin Shёndelli, nga 3 drejtime tё ndryshme ёshtё qёlluar nё drejtim tё forcave tё policisё, tё angazhuara nё operacionin pёr kapjen e tё kёrkuarit Gjini, ku pёr pasojё ёshtё goditur njёri prej mjeteve me tё cilin po lёviznin 4 prej punonjёsve tё policisё tё pёrfshirё nё operacion. Plumbat kanë përshkruar xhamat e pasagjerëve paralel dhe tej e përtej, po për fat të mirë pa i dëmtuar oficerët, dy prej të cilëve agjentë dhe dy të tjerët kreu i Antidrogës dhe i Krimeve Sarandë. Të dyshuarit kanë qenë të pozicionuar në 3 vende të ndryshme, duke i futur policët në një pritë të rrezikshme. Mbi efektivët mësohet se janë zbrazur të paktën 20 plumba, teksa ka pasur edhe kundërpërgjigje nga oficerët. Duke shfrytëzuar errësirën të dyshuarit janë larguar nëpërmjet zonës së pyllëzuar për të humbur gjurmët, me destinacion vijën kufitare.
Operacioni në zonë
Menjёherё nga strukturat pjesёmarrёse nё operacion janё informuar shёrbimet e tjera tё policisё, përfshi edhe specialet e FNSH-ve në Vlorë, si dhe janё marrё masa pёr organizimin e shёrbimeve me qёllim kapjen e autorёve tё kёtij sulmi ndaj forcave tё policisё. Ndërsa nё mbёshtetje të policisë vendore do të vinin në orët e para të mëngjesit të djeshëm edhe përforcime nga Reparti Special RENEA.
“Po kështu u ngrit njё grup i posaçёm hetimor pёr identifikimin e autorёve tё kёtij sulmi, ku nga hetimet e deritanishme rezulton se autor i dyshuar ёshtё Taulant Gjini, i shpallur nё kёrkim pёr “tentativё vrasje”, si dhe i dyshuar si i implikuar nё trafikimin e lёndёve narkotike”, thanë burime zyrtare të policisë së Vlorës. Nё kuadёr tё hetimeve tё kryera, dyshohet se Gjini, nё sulmin ndaj forcave tё policisё, ka bashkёpunuar dhe me disa persona tё tjerё, pёr tё cilёt vijon puna pёr identifikimin e tyre.
Deri dje në mbrëmje janë kryer aksione kontrolli në 5 fshatra të kësaj zone të thellë deri në kufi, shoqëruar mbi 30 persona dhe marrë në pyetje të tjerë. Janë ngritur postblloqe të shumta në akset kryesore dhe dytësore, deri edhe me Policinë Kufitare në shtigjet që përdoreshin për trafik narkotikësh. “Gjatё kontrolleve tё zhvilluara nё territorin nё afёrsi tё vendit tё ngjarjes dhe nё zonёn pёrreth, ёshtё bёrё i mundur sekuestrimi i 2 armёve, njё mitraloz dhe njё automatik, qё dyshohet se i pёrket autorёve tё dyshuar tё kёtij sulmi”, sqaroi policia.

Perse nuk e publikoni emrin e ketij shefit te antitrafikut, apo eshte shefi i trafiqeve, mos eshte nipi i Stefanaqisi Cipes, se nga Stefan e ka bere emrin Stafenaqisi kur shkoi emigrant ne Greqi dhe sherbente si misionar tek kishat greke duke kenduar hymnet anti-shqiptare