Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi dje në gjykatë dosjen e përfunduar ndaj bashkëshortëve Elefterie Gjino dhe Kristo Gjino, të cilët një vit më parë, në fshatin Karahaxh të Delvinës, kanë vrarë Jani Kokën, 91 vjeç, dhe plagosën Elefterie Kokën, 73 vjeçe. Por, ngjarja është akoma edhe më e rëndë, pasi viktima ka qenë përkatësisht babai i autores së krimit, 63-vjeçares Elefterie Gjino, ndërsa e plagosura ka qenë njerka e saj. Shkak janë bërë konfliktet e pronësisë për një sipërfaqe toke afër bregdetit dhe shumë e lakmuar për të bërë biznes.
