Rreth gjashtë muaj pasi vrau në sherr kunatin e tij për motive pronësie, dorëzohet në polici i dyshuari. Policia ndaloi me shërbimet e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda, Fatos Likën, 35 vjeç. Ndalimi u bë mbi bazën e urdhrit të prokurorit për vendimin e Gjykatës së Rrethit, datë 4 tetor të këtij viti, që ka vendosur masën “arrest me burg” në mungesë, pasi më 4 korrik ka vrarë në vendin e quajtur “Gurorja” në fshatin Linzë, kunatin Agim Visha.
