Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e mbrëmjes në kryeqytet në zonën e ish-Bllokut, pranë rrugës “Nikolla Tupe”.
Policia bën të ditur se i vrarë me armë zjarri ka mbetur shtetasi Memli Begalla, 64 vjeç.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është qëlluar teksa po hipte në makinën e tij, pranë një parkimi.
Nuk janë dëgjuar të shtëna çfarë lë të kuptohet se vrasja është kryer me armë me silenciator.
Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth vendngjarjes për të identifikuar edhe autorin, gjithashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.
Për ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore.
l.h/ dita
