Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në Tiranë, në zonën e Unazës së Re.
Një femër e paidentifikuar është hedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka gjetur vdekjen. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë, por sipas dëshmitarëve viktima është vetëvrarë.
Përveç kësaj, qytetarët shprehen të indinjuar pasi ambulanca erdhi dhe pasi konstatoi vdekjen e saj u largua, ndërkohë që forcat e policisë nuk kishin mbërritur akoma. Kujdes, pamje të rënda.
Ndersa një indinjatë e madhe ka shpërthyer tek banorët dhe kalimtarët e rastit pranë pallatit ku një vajzë u vetëhodh nga kati i pestë para pak momentesh në Tiranë.
Banorët shprehen të zemëruar se ambulanca pasi erdhi dhe konstatoi vdekjen e vajzës, u largua duke e lënë të pa mbuluar mbi trotuar për mbi gjysëm ore.
Përshëndetje JOQ. Tek unaza re është hedhur nga ballkoni një vajzë dhe ka vdekur! Erdhi ambulanca dhe tha ka vdekur dhe iku. Ka mbi gjysëm ore trupi pa mbuluar në trotuar. Anonim

