Dy arka me granata të vjetra dhe të amortizuara, të paaktivizuara, janë zbuluar sot Pranë Policisë Ushtarake në fshatin Sauk të Tiranës.
Ka qenë një qytetar ai që i ka pikasur dhe menjëherë ka njoftuar forcat e policisë së Komisariatit numër një, të cilat së bashku me ekspertët antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Sipas burimeve, dyshohet se arkat me granata të vjetra ishin groposur prej vitesh. Ato do të dërgohen në Policinë Shkencore për t’u verifikuar.
