Komisariati nr. 4 i Policisë së Tiranës vijon inspektimin e zonave rurale ku dyshohet se është mbjellë lëndë narkotike. Në aksion kanë marrë pjesë edhe forcat e FNSH-së, ndërsa në fshatin Zgurrë, në një sipërfaqe mali, është bërë gjetja e 30 rrënjë bimëve narkotike hashashi që u asgjësuan me zjarr. Po kështu në fshatin Mner i Sipërm, lagja “Gjepalaj”, në një sipërfaqe pylli u gjetën dhe asgjësuan me djegie 181 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Mësohet se droga ishte mbjellë në parcela pa pronarë dhe po hetohet për kultivuesit.
