Tiranë, zbulohet baza e falsifikatorëve të pasaportave dhe vizave, dy të arrestuar

DITA Online

Dy persona janë arrestuar për akuzën e prodhimit dhe falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave.

Një person tjetër shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë  Gëzim Tafaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe Kujtim Osmanaj, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Në makinën ku udhëtonin dy të arrestuarit , janë gjetur letërnjoftime të dyshuara të fallsifikuara.

Në sajë të një hetimi disa mujor, me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e jashtëligjshme që këta shtetas ushtronin.”

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Zef Kolombo”, në mjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin Gëzim  Tafaj dhe pasagjer shtetasin Kujtim Osmanaj, janë gjetur letërnjoftime të dyshuara të fallsifikuara. Në vijimësi është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Tafaj, ku përsëri janë gjendur letërnjoftime të tilla” informon policia e Tiranës.

Në banesë janë sekuestruar

Janë sekuestruar në total, në cilësinë e provës materiale ( gjatë kontrollit të ushtruar në mjet dhe banesë) :

– 2 njësi kompjuteri të markës IP

– 1 lap top i markës IP

– solucione dhe kimikate të ndryshme

– 2 passaporta italiane

– 2 passaporta shqiptare

– 1 kartë shëndeti italiane

– 18 fotografi për dokumenta

– 1 pajisje e plastifikimit të dokumentave

– dokumente të ndryshme në llojin e porosive

– letër me element sigurie për bërjen e dokumentave të falsifikuara

– 2 karta identiteti italiane të plotësuara.

– 10 karta identiteti italiane të pa plotësuara.

– 3 karta identiteti shqiptare të plotësuara.

– 2 master card.

– 2 karta plastike ( me mbishkrim Oyster dhe Vantggi ).

– passaport me emër shtetasi shqiptar e lëshuar më datë 24.02.2011.

– automjet tip “Mercedez Benz”.

– 4 aparate celularë të markave të ndryshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *