Tiranë, zbulohet hoteli i prostitucionit, 3 të arrestuar dhe njëri arratiset

anazapta

Arrestohen 3 persona për akuzën e shfrytëzimit për prostitucion. Burime nga policia e Tiranës, bënë me dije se aksioni u krye orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe të arrestuarit janë Përparim Xhelili, 53 vjeç, Mimoza Dalti, 43 vjeçe dhe 23-vjeçarja Romina Rusta. Aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit ushtrohej në një hotel në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e hotelit ku ushtrohej aktiviteti. Ndërkohë, është shpallur në kërkim një person i katërt pjesë e grupit të prostituimit. Policia hetonte prej më shumë se një muaji rreth dyshimeve se në këtë zonë ushtrohej prostitucion. Paraprakisht mësohet se burrat gjenin klientelën e dy grave, por edhe ofronin dhomat për të kryer këtë aktivitet në mënyrë të fshehtë. Kurse klientëve u duhej të paguanin shuma që varionin, nga 3-5 mijë lekë të reja për çdo akt seksual, ku përfshihej edhe hoteli.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *