Sektori Kundër Krimit Ekonomik arrestoi Tom Hano, 55 vjeç, i dënuar më parë dhe Genci Shkalla, 42 vjeç. Në rrugën “Dibrës”, u kapën me një sasi shishesh konjaku “Juribrand”, i prodhuar në mënyrë të kundraligjshme dhe pa pullë fiskale, të cilat do t’i tregtonin në lokale të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë kontrollit të banesës së Tomi Hano në Laprakë, u sekuestruan disa fuçi të mbushura pije të dyshuara alkoolike, 1000 etiketa, 450 pulla fiskale të përdorura dhe shishe të mbushura.
