Hari Koka është shqiptari me banim në Greqi, i arrestuar si bashkëpunëtor i terroristit grek Kristodulos Ksiros.
Policia greke bëri publik emrin ditën e djeshme, ndërsa 39-vjeçari shqiptar u arrestua pak ditë më parë, pasi u akuzua si pjesë e organizatës terroriste ku bënte pjesë Ksiros, por dhe se kishte siguruar banesën ku ky u fundit u arrestua.
Bashkë me shqiptarin në Kallamata, më 14 janar 2015, u arrestua edhe një shtetas grek në moshën 54-vjeçare. Ndaj tyre Prokuroria e Athinës ka ngritur akuzat e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste.
