Zjarr në një banesë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e pestë të një pallati pranë burgut 325. Është dashur ndërhyrja e dy zjarrfikëseve, të cilat kanë vënë nën kontroll flakët që rrezikonin apartamentet ngjitur.
Zjarri është shuar, por burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se brenda apartamentit është shkrumbuar gjithçka. Mësohet se në banesën që u përfshi nga flakët jetonte me qera një grua e moshuar. Shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një ngrohëse e lënë ndezur.