Një bar-restorant është djegur nga zjarri, tek rruga “Llambi Bonata”, në Kombinat. Sipas informacioneve ka qenë një rrjedhja e një bombole gazi që ka sjellë shpërthimin e zjarrit.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë mundur të vënë nën kontroll flakë. Po ashtu në rrugën e “Qelqit” një banesë është djegur nga flakët.

Në këtë zonë, nga zjarri rrezikohen edhe banesat e tjera ngjitur.
Edhe në këtë rast ka shpërthyer një bombol gazi. Përveç dëmeve materiale nuk ka informacione për të lënduar.
