Tiranë, zjarri përpin vilën tre katëshe, s’ka të lënduar

redaktor

Një vilë tre katëshe është përfshirë dje nga flakët në rrethana që po hetohen nga policia e kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”. Disa makina zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe punuan për shuarjen e flakëve. Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Megjithë flakët e fuqishme që përfshinë banesën, fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *