Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të homologut të tij shqiptar Edmond Panariti.
Gjatë kësaj vizite të dy ministrat do të zhvillojnë bisedime zyrtare, me tematikë intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik dhe bashkërendimin e aksionit diplomatik për afirmimin e mëtejshëm ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Ministri Hoxhaj do të pritet në takime të veçanta edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.