Tiranozauri shitet për 2.95 milionë dollarë në eBay

J L

Është e habitshme se çfarë mund të gjesh sot në eBay!

Një tiranozaur  bebe ka dalë në shitje duke u dhënë mundësinë blerësve të bëjnë të tyren të vetmin  fosil të  vërtëtë të një tiranozauri.

Çmimi i vendosur për të është 2.95 milionë dollarë, së bashku me garancinë se bëhet fjalë për një fosil të vërtetë.

Skeleti që besohet të jetë diku te 68 milionë vjeçar u zbulua për herë të parë në vitin 2013 në një terren privat në Montana. Ai u bë pronë e njeriut që e nxori në dritë, Alan Detrich, një gjurmues profesionist fosilesh.

Katër vite më vonë, ai do t’ia dorëzonte Muzeut të Historisë së Natyrës në Universitetin e Kansasit, ku “T-Rex”-i qëndronte i ekspozuar deri në momentin kur Detrich mori vendimin e papritur ta nxirrte në shitje.

Analiza e skeletit mund të ndihmojë në zgjidhjen e një debati të madh në paleontologji, nëse tiranozaurët e vegjël nga Amerika e Veriut duhet tw konsiderohen si “T-Rex” apo duhet të kenë klasifikim të veçantë si “Nanotyrannus”.

Shoqata e Paleontologjisë Vertebrore e kritikoi lëvizjen e Detrich, duke shprehur keqardhje të thellë që fosili ishte ekspozuar përpara se mund të studiohej.

“Ky veprim e vendosi atë në vëmendjen e qindra apo mijëra vizitorëve, e potencialisht mund t’i rrisë ndjeshëm vlerën tregtare”, shkruan ata në një letër të hapur, duke shtuar se muzetë rrallëherë e kanë buxhetin për blerjen e kampionëve të shtrenjtë të mbledhur privatisht.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *