Kur Edi më pyeti a ke dëshirë të vish në një takim ku do mblidhen tironcit, më shkoi mendja në oborrin e shtëpisë së fëmijërisë sime me avlli qerpiçi, ku bisedohej nën aromën e trëndafilave e të karafilave, selfijonit e hidershasë, mes ngjyrave të luleve të borës e mullagave, poshtë kumllave, kajsive e hurmave. Gratë e shtëpisë vinin rrotull miqve duke i qerasur me ujë brisk të ftohtë nga pusi në hajat, shurup trëndafili e reçel të mrekullueshëm përgatitur nga petalet e luleve dhe frutat e pemëve të oborrit. Ende sot ai oborri është me mua dhe gjyshi e gjyshja ime apo “nona” siç i thërrisnim, janë aty, megjthëse me vite larguar nga jeta. Kujtimi i tyre është këshilla më e mirë për mua.
U lindëm këtu, këtu u rritëm, mësuam në fillim mësimet e urta të shtëpisë pastaj ato të shkollës, kaluam vite vështirësish, pune, gëzimesh e hidhërimesh, lindjesh e ikjesh. Këtu, në Tiranë u lindën mu në kufirin e një kohe tjetër, edhe Rea dhe Gregu. Koha tjetër e bëri tjetër edhe Tiranën. Tirana ku fëmijët tanë u rritën ishte shumë e ndryshme nga Tirana ku u rritëm ne. Edhe më e ndryshme akoma është Tirana e fëmijëve që lindin sot.
Nuk do të kisha ardhur sot nëse nuk do ta shihja si rast për të qenë mes tiranasve që duan një Tiranë dhe një vend ku të mos tretet për fare kultura qytetare e oborreve të bashkëbisedimit e të bashkëjetesës së urtë. Nuk do ta kisha marrë fjalën si një prej këtyre tiranansve nëse nuk do të ndjeja detyrimin për të nderuar gjyshërit e mi për gjithçka më dhanë e më bënë të kuptoj nga mënyra e vjetër tironse e të qenit njeri e qytetar. Sot dua të flas edhe për ta dhe kam një dëshirë të thellë të besoj se ata janë këtu duke më dëgjuar, siç dëgjova unë para pak ditësh gjithë kërshëri mbesën time Alesian duke i rënë pianos në saxhon e saj të fundvitit. Shpresoj që ata të jenë krenarë për mua, si unë për Alesian që rritet bukur.
Mënyra e jetesës dhe e sjelljes së familjes së vjetër tiranase ishte natyrshëm busulla që drejtonte frymën e qetë të bashkëjetesën në qytet. Në krah të shtëpisë sonë ishte një familje përmetare, në krahun tjetër një familje nga Leskoviku, pak më tej nënë Aliseja nga Shkodra, tek rrugica përballë familje dibrane, pak me tutje, Vesht, Durisht e Gugallt, familje të vjetra Tiranase. Të gjithë fqinj të mirë e të urtë, punëtorë dhe fjalë ëmbël që i ndanin sëbashku gëzimet dhe hidhërimet e tyre, që shkëmbenin vlerat dhe kulturën e origjinës si pasurinë dhe investimin më të mirë për veten, komshillëkun, brezat. Tironsit e vjetër thoshin para shpis blehet komshiu! Prindërit e gjyshërit na mësonin që fëmijët e fqinjëve i kishim motra dhe vëllezër dhe që njerëzilliku ishte vlera më e paprekshme e njeriut dhe tek njeriu. Kështu u rritën prindërit tanë, kështu u mësuam ne.
Tironcit e panë jo si fillesën e një skenari lufte po si bulevardin e një paqeje të qëndrueshme detyrimin për të bashkëjetuar me të tjerët kur Tirana nuk ishte më vetëm e tyrja, po kryeqyteti i Shqipërisë dhe qyteti i gjithë shqiptarëve. Dhe është fakt: Tiransit si tërësi autoktone nuk u deformuan në qytetarinë e tyre, as kur deformimet dhunuan hapësirën dhe bashkëjetesën qytetare. Ata u përfshinë thuajse si komunitet i tërë në zhvillimet demokratike. Por me protagonizmin e tyre të urtë kolektiv, pa u shquar në asnjë rast si protagonistë të shkeljes së oborrit të tjetrit, të dhunimit të pronës a pasurisë së shtetit, të rregullave të të jetuarit nën ligjësinë e vjetër të mosprekjes të asaj që s’është jotja dhe të respektit për atë që është ndryshe nga ty.
Tirancit i kanë ofruar në dekada qytetit dhe shoqërisë talentin dhe përkushtimin në profesionin e tyre. Me dhjetëra familje tiranase kanë qenë të njohura për talentin e punën artizanale e zejtare në mjaft raste të trashëguar brez pas brezi. Jam e bindur që ju sot kujtoni këtu ustallarë të mëdhenj me shumë emër në qytet që nuk jetojnë më. Asnjë usta i madh i kohëve të shkuara nuk do të na e falte sot situatën në të cilën është katandisur tradita dhe arsimi në qytet që po e le pa punë, pa farë zanati, rininë duke i kërcënuar seriozisht të ardhmen. Nuk do të na e falnin situatën në arsim as shumë mësues e mësuese të vjetër tiranas apo profesorë të shquar universitetit, që kanë investuar me përkushtim për arsimimin e brezave të qytetit tonë. Dhe kur? Sot kur mundësitë janë të pafundme, sepse bota e madhe është bërë shumë e vogël e ka ardhur tek porta e oborrit.
Tirancit i kanë ofruar mjekësisë shqiptare emra të mëdhenj, të paharruar, që brezi i prindërve tanë i kujtojnë me respekt dhe nostalgji për humanizmin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm. Të gjithë ata merituan dhe morën vetëm një çmim, pa letra e medalje, çmimin e mirënjohjes së thellë në kujtesën e qytetarëve të cilëve u shërbyen. Kujtohen edhe më shumë sot, këta mjekë të devotshëm kur shëndetësia është në gjendje katastrofale. Nuk do të na e falnin sot mjekët e mëdhenj tiranc të kohëve të shkuara ankthin që provojnë mijëra shqiptarë nga pamundësia për t’u diagnostikuar, nga shërbimi tepër problematik shëndetësor, nga pamundësia për të blerë ilaçe, nga mungesa e gjerë e humanizmit në mjekësi. Dhe kur? Sot kur botën e madhe e kemi prapa portës së oborrit të cilën mjafton ta hapim për të mirëpritur të rejat e pafundme saj.
Tirancit janë respektuesit më fanatikë të ligjit dhe të shtetit. Të tillë kanë qenë të parët tanë, të tillë janë prindërit tanë, të tillë jemi ne. Dhe aq e vërtetë është kjo sa rëndom këtë respekt i’a kanë marrë për frikë e për dobësi duke abuzuar jo pak, sidomos në vitet kur pronat e tyre shteti në njëzet vite i la pa asnjë mbrojtje. Të prirur për t’i trajtuar gjërat me tolerancë, pothuaj të gjitha familjet e vjetra tiranase apo njëlloj si ata, familjet e qytetarëve të ardhur herët në Tiranë sot gjenden të zhgënjyer, rropatur vite të tëra dyerve të gjyqeve dhe zyrave të shtetit, duke u ndjerë çdo ditë dhe më jabanxhi në qytetin dhe pronën e vet dhe pa mundur të shohin jo vetëm zgjidhje, por asnjë fije drite në fund të tunelit. Të parët tanë, ata që me shumë mund, djersë e ndershmëri e krijuan pronën, do të ishin krenar për ne pasardhësit e tyre që respektojmë ligjin dhe shtetin, por nuk do të na e falnin kurrë qëndrimin duarkryq përpara kujt në emër të shtetit shkel ligjin, dhunon të drejtën e pronës dhe ngatërron çdo mot e më keq çështjen e pronave në këtë vend. Dhe kur? Sot kur sfida jonë është ta bëjmë oborrin tonë pjesë të oborrit të madh të familjes europiane dhe kur të mos rrish duarkryq do të thotë edhe fare thjesht, të përdorësh votën tënde për të mos u bërë palë me të ligën që i ka hyrë shtetit e përmes shtetit gjithë shoqërisë.
Gjyshja ime thonte “Masi ti nigjosh fjalën tjetrit vreji punën tkeqen nona”. Dhe puna e secilit sot është që masi ka nigju fjalët të vrejë punën e vet si qytetar duke votuar që punët në oborrin tonë të shkojnë ndryshe. Tirana s’do jetë më kurrë ajo që ishte. Shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë, të tjera për keq. Por siç mund të bëhen më mirë gjërat janë keq, mund të bëhen më keq edhe gjërat që janë mirë. E, ja pse sot s’desha thjesht të jem krenare në krah të Edit, për gjithçka ka bërë për Tiranën, po desha të flas si njëra nga ju për të trokitur me fjalën time në portën e oborreve të tironcave dhe për t’ju thënë: Eshtë koha të vreni punën me votë! Për Tiranën. Për sigurinë e jetës, punës, pronës. Për fëmijët tanë që duhet të trashëgojnë një vend më të mirë. Për Shqipërinë që sytë i ka gjithnjë nga Tirana.

kush ka bere per vec EDI RAMES
LULZIM BASHA QE PO VJEDH DHE PO E SHKATERRO ME GJITHE SALI BERISHEN
QE VODHEN VOTAT E SHQIPERIS
UN BESOJ KE EDI RAMA SE EDI RAMA BERI TIRANEN QE ESHT SOT
QE KA SHKUAR RRETH 1MILJONE BANORE
DUKE PARE NJE JET ME TE MIRE TANI SHUMICA PO LARGOHEN EDHE NGA SHQIPERIA SE SALIU ESHT DUKE VJEDHUR DHE DUKE KERCENUAR
SHUM NGA NJEREZIT NUK DO TE VOTOJN ME 23 QERSHOR
A ESHT TURP MOS TE VOTOSH KU DUHET TE VOTOJN TE GJITHE SI TE MAJTE DHE TE DJATHTE
PO NUK VOTOJN SE SALI BERISHA I KA BER NJEREZIT TE JEN ME HIJE DHE KAN FRIK TE SHKOJN NE QENDRA VOTIMI
TURP TURP
SHKONI VOTONI SHKONI VOTONI VOTA JOTE VLEN
Te gjithe do te votojme Edi Ramen me 23 qershor sepse ai ka vendosmerine per te cuar perpara punet e mira te ketij vendi, ka endrren per te transformuar Shqiperine dhe per ta bere te denje si shtetet e tjera europiane dhe te beje realitet integrimin ne Shqiperine europiane jo me llafe e premtime boshe.
Tirana e di se cfare do te thote te qeveriset me Edi Ramen dhe pa Edi Ramen.
Tirana e di se si u ndryshua nen qeverisjen e Edit dhe e di se si ka filluar te rrenohet nen qeverisjen e ilegjitimit basha.
prandaj Tirana e di mire se c’do te beje me 23 qershor, te votoje nr 29 qe t’i rikthehet e mira e munguar ne keto 2 vite.
Lindes i takon te flas ne kete moment, sepse eshte nje grua e rritur ne Tiranen, dhe eshte mese e afte te dalloj ndryshimet e bera. Tirana eshte nje shembull i qarte per te gjithe, si te majte dhe te djathe, i ndryshimit qe sjell nje pune e palodhur dhe nje vizion i mire per te ardhmen. Duke pasur kete pasarysh, Shqiperia mezi po pret te shoh se si do te ndryshoj nen udheheqjen e Zotit Rama dhe Partise Socialiste.
Ajo nje nga njerezit qe e ka pare te transformohet Tiranen me syte e saj, e ka pare para 13 vitesh te transformohet ne nje kryeqytet europian, dhe e ka pare edhe keto 2 vite qe po shnderrohet dita-dites ne nje vend grumbullimi plehrash e nje baterdi ndertimesh pa leje dhe per kete arsye do te votoje si tironse njeriun qe garanton ndryshimin dhe transformimin jo vetem te Tiranes dhe te Shqiperise.
Eshte me shume vlere vota jote sot. Sespe me me voten tende ke mundesi qe ti thuaj jo ketij pushteti, e vetmja mundesi dhe i vetmi rast. Shkoni dhe votoni per te ardhmen tuaj.
votojme Edi Ramen per gjithe shqiperine. ashtu si Tiranen do te rregulloje gjithe shqiperine.
ai ka dhena prova, eshte i vetmi qe bere nje katund qe skishte zot, te vij era kryeqytet.
eshte i vetmi qe mund i ka dal perball komunistit te fundit ne shqiperi , berishes.
ne 23 qershor vota e shqiptarve do te jete vetem konfirmimi i nje ere te re. nje RILINDJE PER SHQIPERINE!!!
Edi Rama ka nje atribut te sigurt ne tranformimin qe iu be Tiranes. Ndonese pushteti iu mor padrejtesisht, Basha nuk mund te pretendoj se ka bere ne kaq pak kohe ndonje ndryshim ne Tirane, jo vetem sepse kemi kaq kohe qe nuk degjojm per ndonje plan konkret, por papritur po shohim gjithe keto plane, cuditerisht ne kohe fushate.
Linda ka nje jete lindur e rritur ne Tirane, ajo per te cilen flet kjo zonje eshte ajo cka cdonjeri nga ne mendon. Tirana ka rene ne duart e nje qeverie e cila e shkaterruar dhe e ka lene pas dore.
Ato kujtime per te cilat Linda flet, zor se mund te behen pjese e jetes se femijeve sot, sepse e tille eshte atmosfera dhe te tille e ka bere politika Berishiane Tiranen, nje kaos, nje nxitje urrejtje per njeri tjetrin dhe nje simbol te pushtetit te tij autoritar. Duhet ti rikthejme Tiranen Shqipetareve.
kjo zonj esht e mrekullueshme mgjth nuk e njoh e dua shum sepse esht e drejt, plot vlera dhe e drejt ne ato qe thot!! fiks si tironcit!!
tirancit kan nje gje qe po perfitove me ta nuk te falin, jan shum te mir por ama nese ja ke me hile tirancit ta kthejn tre fishin
sot lul basha po sillit sic ishte minister tu mashtru e tu be me hile dhe tirancit kan sy dhe jan shum te zgjuar!!
vetem ne sondazhet qe jepen ps fiton ne tiran, ketu shikohet puna e bashes dhe mashtrimet e tij ndaj tironcve!!
thjeshte e mrekullueshme dhe e thjesht, bravo linda ke bere nje fjalim kryeveper, ja nje tironce e vertet qe di sec flet dhe e njeh mire tironen, tirana duhet te reagoj dhe ti jap nje mesim te gjitheve
Eshte kenaqesi te degjosh njerez kaq pozitive qe flasin kaq mire per qytetin tend ndaj dhe e pergezoj zonjen per gjithe fjalet e bukura qe ka thene dhe qe ne fakt eshte shume realiste.
Bravo linda nje fjalim i mrekullueshem dhe shume emocionues, Edi dhe te gjithe ne jemi krenare per ty…te gjtihe bashke per ta Rilindur Tiranen dhe te gjithe Shqiperin.
Sigurisht qe te gjithe e njohin arkitektin e mrekullise se Tiranes, te gjithe shqiptaret dhe bota mbare e njohin Edi Ramen permes punes se shkelqyer qe ai ka bere ke Kryeqytetin gjate kohes qe ishte kryebashkiak.
Cdo shqiptare qe e ka pare tiranen e para 13 viteve dhe ai qe e ka pare Tiranen sot e shikon qartas ndryshimin e madh qe ka pesuar ky qytet nga duart e palodhura te Edi Rames, nga vizioni i tij dhe dashuria per ta ndryshuar qytetin e tij…Ta Rilindi serisht kryeqytetin.
Eshtë koha të vreni punën me votë! Për Tiranën. Për sigurinë e jetës, punës, pronës. Për fëmijët tanë që duhet të trashëgojnë një vend më të mirë. Për Shqipërinë që sytë i ka gjithnjë nga Tirana. shkundeni voten tuaj per numrin 29 rilindje
Linda Basha eshte nje partnere e denje per kryeministrin e ardhshem te ketij vendi. Pas gjith atij sulmi balte te ndermarre nga qeveria, Linda tregoi se ka gra te forta ne kete vend, qe mund ti rezistojne presionit te ulet te PDse dhe qe dine ta tregojne veten pa u tjetersuar, sic bejne “gocat e lodhura” te PD.
Linda tregon gjithmone qytetari dhe per kete duhet vleresuar gjithmone, jo vetem ne Tirane po gjithandej. Bravo dhe urime per nje fitore te pritshme dhe shume te merituar ne 23 qershor!
Edi Rama eshte Piktori qe pikturoi Tiranen ideale, eshte njeriu qe e shenderroi kete qytet nga nje grumbull dhe mihmash plerash ne nje Kryeqytet europian, ne si shqiptare jemi krenare per Edi Ramen dhe Tiranen tone,sepse ne sot mundeim ta krahasojme pa frike
ja nje njeri shume pozitiv qe percjell nje mesazh kaq njerzor e te nevojshem per ne, nje zonje e vertet nga te gjitha aspektet, percjell nje miresi qe shum pak e kane ne kete periudh fushate urime zonja rama
Eshte kenaqesi te deshogj njerez te tille te respektuar duke folur me kaq dashuri per qytetin e tyre….Te gjithe Tiranasit e njohin Edi Ramen,, njeiur qe ndrysoi Kryeqytetin, njeriun qe i dha jete Tiranes, qe i dha ngjyre, buzeqeshje qytetit qe dikur lengonte i zymte ne plera e kjoska ngado.
Ska diskutim qe Tirona e njeh mire njeriun qe punoi per ti kthyer asaj fytyren e vertet ,dhe ti per ti dhene shkelqim ne syte e te gjitheve ,Tirona po ashtu i njeh shume mir ehajdutet e ketij qyteti qe e vodhen ne mes te dites duke e neperkembur demokracin e vertet ,duke perdhosur votene elire te qytetarve te saj .Keto ishin vetem poshtersit e Saliut
na shtovi optimizmin dhe shpresen ky fjalim, nga nje njeri kaq i buzeqeshur , na percolli energji te pastra pozitive dhe ne nuk do ti themi kurre jo votes tone, ne do te fitojme e do te votjme bashke me edin te gjithe per rilndje
Edi Rama ka ber enj epune te mrekullueshme me Tiranenn de ska Tironce qe te mos jete koshiente per kete ,e shpetoj kete qytetet nga uzurpimi barbar qe ju be nga kioskat e shumta si neper getot e varfera te vendeve me te varfera ,duke ja ndryshuar teresisht faqen duke i dhen nje jete te re.Jame ebindur qe dhe ne qeverisjen e tij Rama do t ebeje gjera te medha per kete vend
TIRANEN PO E SHKATERRO SALI BERISHA DHE LULZIM BASHA
A ESHT TIRANA QE RREGULLOJ EDI RAMA DHE SOT KETA DY NJEREZ PO E SHKATERROJN DITA DITES
E KAN MBUSH ME FLAMUJ VEC TE SALIUT PO KA DHE POSTERA BASHA PER TIRANEN
TURPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP
askush nuk mund te hehdi posht epunen madhore qe beri Edi Rama me Tiranen sado qe te perpiqen salinistet qe te hedhin balte mbi te ,cdo perpjekje ehste e kote pasi Tironcit nuk jane njerez qe manipulohen nga genjeshtrat foshnjore dhe deshperuese te Saliut dhe pushtetarve te tij medioker
Tironcit kane opinionin me t emire per Ramen pasi e vlersojne tej mase punen e tij ,vllnetin dhe deshiren e mire qe tregoj ne gjithe ato vite kur ka qene kryetar bashkie ,Dhe ndjejn keq ardhje per menyren seis u vodh kjo bashki dhe sei po shfrytezohet per interesate tij personale dhe t ekunatit te tij nga LUl Basha.
nje fjalim mbreslenes ky i linda bashes mbi edi ramen dhe ate cka bere ai tiranen dhe sesi e ka shenderuar ai kete qytet ndaj ky njeri meriton te jete kryeministri i shqiperise sepse do beje shume per shqiperine
Te gjtihe Tironsit e dine dhe e kane fare te qarte se sa ishte Edi Ramam ne bashki n qytet punohej ne cdo fushe, ndersa tani ka dy vjet qe ne Trinae ndertohen vetem ndertimet pa leje te miqve dhe kuneterve te lulut, nderkohe qe ky i fundit fle gjume ne tranvajin e tij imagjinare…Rilindje
tirana di ti respektoj djemt puntor dh edjemt qe kane dhene per kete qytet dhe kjo eshte ne rastin e edi rames ku duhet ti respektoj shume edi rama dhe kjo eshte mbeshtetje reale per te per ate cka ndryshuar me tiranen
partia socialiste dhe edi rama kane bere shume per kete qytet ndaj duhet mbeshtetur fort nga ky qytet dhe duhet te mebshtesin nje djal qe esht edhenderr i ketij qyteti dhe tirana nuk do e le ne balte por do i jape voten pro
Rritja e nivelit te inteligjences te populsia se tiranes qe perben 900.000 banore do te jet percaktuese per zjedhjet!edhe se inteligjenca ka progres ekonomika ka ren ne toke! Sali populli nuk ngopet me lug bosh!
sali berisha nuk ka bere asgje per tiranen dhe per ket eai nuk duhet te marre asnje vote ne tirane sepse se bashku me lulzim bashen e vodhen ate dhe tani po tentojne ta ri vjedhin pasi dhe investimet jane 0
Jo vetem Tironsit por te gjithe shqiptaret e vleresojne punen kolosale qe ka bere Edi Rama per Tiranen, askush nuk mud ta mohoje nje gje te tille, mjafton te shikosh dy foto te Tiranes, nje te paa kohes se Rames ne bashki dhe nje pas dhe e kuptoni lehte se sa shume ka bere Edi Rama per Tiranen…Ndaj me 23 Qershor voto partin socialiste qe Edi Rama Kryeminister ta beje te gjtihe Shqiperin si Tiranen. voto numrin 29.
ne 23 qerhsor tiransit do votojne edi ramen dhe partine socialiste dhe kjo eshte e sigurt se ato mbeshtesin nje djale puntor si edi rama dhe jo pallavrat dhe genejshtrat e sal berishes,kokrres se gomarit
PS=PPSH ja mori pronat dhe i persekutoi Tironcit per 55 vjet me rradhe, pyesni dhe ju tregojne. Kjo zonja qe shkruan eshte nje karrieriste, ne shkolle u martua me profesorin e saj te matematikes qe te mbetej ne Tirone, por ne demokraci Thanasi i shkrete nuk beri dot perpara. I dha duart Tanasit dhe e kap Edi. Bravo goce, di te ecesh perpara.
I pelqu strumbullari Ortodoksit!
Tironcit,origjinalet,autoktonet den baba den kurre nuk jane me PARTINE qe per 55 vjete i poshteroi deri ne extrem duke ju marre pronat,lirine,dinjitetin,zotnillekun,e gjithe cilesite e mira qe i kane pasur.Tironcit jane “ZOTNI” dhe nuk mund te poshterohen prape nga partia qe i trajton dhe therret “SHOK”.Po a ka me poshteruese qe po e njejta PARTI te perdor perseri titullin”SHOK” qe absolutisht ne bote ,edhe komunistst me radikale nuk e kane kete titull.Per veq se te PARTIA dhe disa katunare ne katunet me te humbura dhe extreme te Shqiperise,nuk e perdore kete titull .ZOTNITE KURRE NUIK JANE ME SHOKET!
Shoke quajne proletaret brekegrisur njeri tjetrin, i duket vetja njelloj. Nuk do te ecim perpara persa kohe te jene ne krye capaculet brekegrisur me partine e tyre, ata nuk kane rregulluar shtepite e tyre per breza me rradhe e jo do rregullojne nje shtet. Rrofshin ZOTERINJTE !!!!!!!