Tirona kampione, kur të bëhet me tramvaj!

anazapta

Edhe 14 muaji nga përfundimi i mandatit të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, rrjetet sociale kanë nisur të ironizojnë “sukseset” e Lulzim Bashës. Duke marrë premtimet e tij të bujshme, në Facebook ka nisur të shkruhen parulla ku thuhet “Tirana do shpallet kampione dhe qytetarët do shkojnë në festë me tramvaj”. Këto të dyja ishin në fakt ato që Basha u tha kryeqytetasve si dy premtimet e tij më të mëdha. Për të çuar edhe më tej ironinë qytetarët e kanë vendosur këtë lajm me FLASH në ekranin e një televizioni që Luli e ka shumë qejf, pikërisht te “News 24” që ndalon çdo programacion kur del kreu i bashkisë në ndonjë cep duke folur.  Po te tramvaj e kemi merakun përsëri, si nuk pamë as gjysmë metro të këtij projekti… !

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *