“Tironsit për Rilindje”, Rama: 23 qershori, zgjedhje historike

anazapta

Kryesocialisti Rama ka zhvilluar sot një takim me banorët e kryeqytetit, me temë “Tironsit për Rilindje”. Kreu i opozitës shoqërohej në takim nga bashkëshortja Linda, e cila gjithashtu ka mbajtur një fjalim para mbështetësve tiranas.

Duke marrë fjalën pas bashkëshortes, Rama tha se zgjedhjet e 23 qershorit janë historike për të ardhmen e vendit, ndërsa shprehu bindjen se tiranasit do të zgjedhin PS-në dhe alternativën e saj për rilindjen e vendit.

“Pas fjalëve që tha gjysma ime më e mirë, mua nuk më mbetet tjetër veç të them se kjo është e vërteta dhe shpresa se 23 qershor edhe tironsit do zgjedhin PS nuk lidhet me zgjedhjen time apo atyre që janë bashkë me mua për Rilindje, por një zgjedhje që është shumë më tepër se midis dikujt dhe dikujt tjetër, ka momente në historinë e një vendi jo zgjedhje mes palësh”, tha Rama.

Duke rikujtuar zgjedhjet e vitit 1992, Rama tha se ato ishin zgjedhje mes të shkuarës e të ardhmes.

“Sot nuk janë zgjedhje mes dy palësh e dy njerëzisht, por mes rrënimit të mëtejshëm dhe një rilindje të të gjithëve bashkë. Janë zgjedhje për të marrë një vendim se çfarë Shqipërie duam të kemi nesër, një Shqipëri që duam ti ngjajë asaj që kemi sot, krim, katrahurë, konflikte pronash, papunësi e madhe, arsim jocilësor, analfabetizëm që rritet, sistem shëndetësor të falimentuar dhe një Shqipëri të rilindur”, tha ai.

Share This Article
20 Comments
    • Tironsit e vjeter ja kan besu historikisht voten saliut!
      kjo ska me ndodh mo!
      un, si tironc i vjeter du rilindje!
      DO VOTOJ PS DHE NR29!

    • E ke thene shume bukur, keto jane zgjedhje mes te shkuares dhe te ardhmes, dhe ashtu si Tironsit, e gjithe Shqiperia do te votoj 29.
      Duhet te bejme nje zgjedhje te menduar mire sot, qe mos ti biem kokes me grushta neser.

    • Tirana e ndjen mungesen e nje dore qe punon, u be dy vite qe ka nje pd-ist kryetar ilegjitim dhe e ka shnderruar ne nje grumbull plehrash, ndertimet pa leje po lulezojne serish.
      Tirana do t’i jape pergjigjen qe meriton PD per kete katrahure qe ka 2 vite qe po behet ne qytetin e Tiranes.

    • E ndoqa takimin, ishte nje shprehje shume e sinqert e gjtihckaje qe nuk po shkon mire ne shoqerine tone. Zonja foli per brezin i ri i cili nuk gjen vend per te treguar se vlen, nuk gjen pune dhe me e keqja del nga nje sistem arsimor i dobet dhe i pa organizuar. Njerez si Zoti Rama do ti kthejne Shqiperis pikerisht te gjitha ato vlera te munguara gjate regjimit te Berishes.

    • po ku te te besojn me tiransit ty mer der zi….
      te kan pare tironsit sesa shume ke punuar per ta,te kan pare sesi ua more pronat e tyre dhe ndertove pallatet,kjo eshte ajo qe duhet te te besojn tironsit ty mer…
      po per cvizion po flsini o njerez aman,nuk e di si i harruat ato cka ju boni edi rama kur ishte kryetar bashkie

    • po cthoni mer psiokapt dhe ju

      ju gjithmone keni pare interesin tuaj dhe aspak problemet e popullit,sesi eshte me mire per ne…

      por sigurisht jeni nje person qe mendon vetem sesi te pasurohesh,per kaq ju punon mendja juaj…

      dhe vini tani dhe u beni premtime prape tironsve,nuk e di se si keni guxim dhe kerkoni prape voten e atyre qe ju i zhgenjyet.

  • TIRONSIT duan RILINDJE
    sali berishe hajduti i ka tradhetuar tironsit, te cilet kane 20 vjet qe e votojne verberisht
    era e rilindjes do e fryje tutje saliun!

    • “Nuk ju premtoj mrekulli, por do jem në krahun tuaj”

      Kjo eshte gjeja me absurde qe kam degjuar ndonjehere, nga nje person qe kishte mundesi per tiranen plot 11 vjet!

    • “Ne nuk do të bëjmë as magji se s;kemi shkop magjik, nuk premtojmë mrekulli, por hallet e njerzve do jenë edhe tonat përpjekjet e njerëzve do jenë të miat e të skuadrës sime. Kam bindjen se Shqipërisë nuk i mungon asgjë, ndërkohë që deri më sot i ka munguar gjithcka”

      Boll more Zoteri se nuk jemi me femije qe te besojme perrallat tuaja me shkopa magjik!

    • “Të prodhojmë ushqimin në një vend që zoti ia dha të gjitha”

      Dhe prandaj don qe ta heqe TVSHne per 5 mallra qe te pushtohet shqiperia nga mishi i brazilit, etj etj?

      #Turp!

    • “Koha të vendosim me votë të ardhmen e fëmijëve” Mire e ka pasur Linda Rama, sh mire e ka pasur sepse si mund ta votosh burrin e asaj? Si mundet qe ta perkrahesh kur ai nuk eshte per familje te vete dhe jo me per ne si qytetare te tiranes?

    • Po 11 vjet ti zoti rama kishe mundesi te beje mrekullira more i pafe, kishe mundesi qe ta beje tiranen tone lule dhe jo ta beje betone 30 kateshe!

    • Une e di cfare ka bere rama per Tironsit: Asgje me shume sesa u ka marre te gjithve nga 20% per cdo leje ndertimi te pallateve!

    • hap TV dhe te shoh vetem ty duke bertitur sikur po ben revolucion! kam frike te hap TV me femijen tim se kam frike se behet si ty duke te pare duke bertitur, share dhe fyer!

    • Po cfare thua more i marre! Nuk temjaftuan ty 11 vjet ne bashkine e tiranes? Boll, Boll dhe Boll se na ke lodhur

  • Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

    Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

  • Vendi ka nevoje per rotacion! Rotacioni eshte nje parim Demokratik dhe leaderat e partise demokratike duhet ta pranojn kete fakt nese vullneti i popullit e percakton kete!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *