E nderuar DITA. Në një gazetë që ma dhanë në rrugë (më duket shpërndahet falas) lexoj një titull të madh komik: “Francesko Becchetti, një industrialist i nivelit boteror”. M’u kujtua diçka që kisha lexuar tek ju disa ditë më parë lidhur me plehrat dhe hidrocentralin e Kalivaçit, dy tema për të cilat zotëria në fjalë është i klikuar. Mendova fillimisht se intervista pavarësisht titullit hiperbole, do kishte në brendësi ndonjë sqarim lidhur me situatat që ka në Shqipëri zoti Beketi. Por aty lexoj që ai pyetej e përgjigjej për “si i parashikonte zgjedhjet e 2013”, (?!) “ç’mendim kishte për Fatos Nanon” (?!) sipas tij “Shqipëria po ecte mirë në rrugën drejt BE-së” (?!) etj brockulla si këto.
Mendova sa të mjerë jemi si shoqëri. Një njeri i tillë vlereson ekonomine e Shqiperise?! Flet per zgjedhjet ne Shqiperi dhe vlereson apo kritikon politikanet e Shqiperise?! Kapardiset mbremjeve gala, ben bamiresi me parate e vjedhura, dhe e quan veten investitor boteror?! Unë do kisha një sugjerim personal: Zoti Beketi, në 2013 fillo bej dicka, shlyej borxhet ndaj bizneseve shqiptare, ndiq proceset ne gjykatat tona, dhe lere politikën se atë e zgjedhin dhe e vleresojnë shqiptarët më mirë se ti!
Email nga adresa: [email protected]