Titullarët që mund të largohen nga Partizani

Dita

Edhe pse kampionati ka ende tre ndeshje për t’u luajtur dhe merkato e transferimeve ende nuk është mbyllur, klubet e Superiores, kanë nisur interesimin për futbollistë të ndryshëm që i shohin si përforcime të mundshme. Në këtë drejtim disa prej lojtareve të kuq janë mjaft të pëlqyer nga ekipe të tjera të Superiores dhe jo vetëm.

Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije se ditët e fundit, klubi kroat i Dinamos së Zagrebit ka nisur kontaktet me Idriz Bathën, pasi nuk është arritur marrëveshja gjatë merkatos së janarit. Mesfushori i është ofruar në janar edhe një kontratë, por finalizimi i marrëveshjes mund të ndodhë gjatë merkatos së janarit, por gjithsesi një gjë e tillë do të mbetet për t’u parë. Për Bathën, interes të veçantë kanë shfaqur edhe disa ekipe në Superiore, por nëse lojtari nuk largohet jashtë vendit do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit, raporton Sportekspres.

Nga ana tjetër Flamurtari, po mendon që sezonin tjetër të përforcohet me dy mbrojtës të kuq. Në Vlorë pëlqehen shumë dy anësorët e kuq, Fejzullahu dhe Cuculi, por gjërat janë në fazën fillestare dhe nuk mund të flitet për biseda konkrete pa u mbyllur më parë sezoni.

Lëvizjet – Dy nga emrat që janë përfolur më shum gjatë kësaj periudhe si largime të sigurta nga të kuqtë, janë Amir Rrahmani dhe portieri Alban Hoxha. Rrahmani ka pasur bisedime me RNK Split në kampionatin kroat, por tratativat kanë mbetur në vend dhe nuk është çudi që qendërmbrojtësi i Kombëtares Shpresave të vazhdojë të jetë pjesë e të kuqve edhe sezonin tjetër.

Ndërsa për Alban Hoxhën, pas rrëzimit të pistës për një transferim te Kievo në Seria A, ende nuk ka asnjë sinjal për ndonjë klub tjetër. Pavarësisht kësaj e ardhmja e dy lojtarëve do të shihet në përfundim të kampionatit, kur skadon edhe kontrata e tyre me klubin e kuq. Si Hoxha ashtu edhe Rrahmani prej dy sezonesh janë pjesë e të kuqve dhe kanë treguar një formë mjaft të mirë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *