“Titulli? E fiton gjithmonë Juventus, ne nuk na mbrojnë”

Gazeta Dita

Trajneri i Napoli-t, Maurizio Sarri, ka folur pas fitores 3-0 së marrë kundër Cagliari-t: “Cagliari ka lojtarë cilësorë në sulm dhe kjo ndeshje mund të kishte qenë e rrezikshme për ne, që kemi luajtur ndeshjen e shtatë në tri javë.

Do të doja të dija emrin e tij që ka bërë kalendarin: ky është kujdesi që tregojnë në Itali për ekipet që luajnë në Europë. Gjithmonë luajmë kundër ekipeve që kanë të paktën një ditë më shumë pushim se ne dhe, veç të tjerash, të luash në mesditë në Napoli më 1 tetor nuk më duket një zgjedhje e zgjuar”.

Në lidhje me talentin 20-vjeçar Ounas, i aktivizuar sot në pjesën e dytë: “Është i talentuar, duhet të përmirësohet në aspektin taktik dhe nëse na ndjek siç duhet mund të na ndihmojë.

Fjalët e Beckham? Më vjen mirë, por nuk ka rëndësi. Prej gjashtë vitesh thuhet se mund ta bezdisim Juventus-in, por në fund fitojnë ata. Kjo do të thotë se janë një shkallë më lart se të tjerët”, ka përfunduar Sarri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *