Tjetër aksident, i treti me pasojë vdekjen brenda pak orëve

Edona Llukacaj

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e kësaj së diele.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Farkë, të Tiranës, rreth orës 18:45.

Viktima mësohet të jetë një 46-vjeçar me inicialet L.M.

46 vjeçari ka qernë duke udhëtuar me motoçikletë, kur është përplasur nga një makinë.

46-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Autoritetet policore kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i tretë me pasojë vdekjen pasditen e kësaj të diele.

Më herët, një këmbësor në moshën 80-vjeçare gjeti vdekjen në autostradën Kavajë-Durrës, pranë “Shkëmbit të Kavajës” pasi u përplas nga një automjet.

Ndërsa më herët, në Lushnje një 17-vjeçar përplasi për vdekje me makinë një 64-vjeçar me biçikletë.

e.ll./dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *