Një tjetër aksident në miniera u ka marrë jetën dy personave, duke e çuar në 7 numrin e viktimave brenda 24 orëve. Ngjarja e dytë ka ndodhur sot në mesditë në Librazhd, në minierën e fshatit Gurrë. Dy punëtorë të minierës janë zënë nga një masiv kromi, që u ka shkaktuar vdekjen.
Mësohet se viktimat janë Drini Bogdani dhe Haki Danga, përkatësisht inxhinier dhe minator. Policia ka arritur të nxjerrë trupin e pajetë të Bogdanit, ndërsa po punohet për nxjerrjen e viktimës tjetër.
Një aksident i ngjashëm u mori jetën mbrëmë pesë të rinjve, të gjithë të një fisi, tre prej të cilëve vëllezër. Ngjarja ndodhi në Pogradec, ku djemtë kishin hyrë në një mimierë të braktisur për të nxjerrë skrap. Të rinjtë janë asfiksuar si pasojë e tymit të gjeneratorit.
