E përditshmja franceze, Liberation shkruan se Karim Benzema është duke u hetuar nga organet e drejtësisë për pastrim parash dhe drogë. Kjo është një akuzë e madhe për Benzeman, i cili ka humbur vendin në kombëtaren franceze dhe mund të ketë pasoja edhe në Real Madrid, pasi po e dëmton edhe imazhin e skuadrës. Lojtari ende nuk është prononcuar për këto akuza. Më herët, ai kishte dhe probleme me drejtësinë pas akuzës së policisë për drejtim të rrezikshëm të makinës, pastaj u përfshi në shantazhin kundër Mathieu Valbuenas për një video intime.
