Tjetër dënim për Dritan Zaganin, ish-oficeri dënohet me 4.6 vite burg

Ornela

 Ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, sot azilant në Zvicër, Dritan Zagani është deklaruar fajtor dhe dënuar me 4.6 vite burg për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Vendimi për Zaganin është dhënë ditën e djeshme nga një trupë gjyqësore në Gjykatën e  Fierit.

Sipas ‘Shqiptarja.com’ i gjithë procesi gjyqësor është zhvilluar në mungesë të Zaganit dhe akuzat për të cilat ai është dënuar kanë të bëjnë për bashkëpunim pa autorizim me një oficer të Guardia Di Financia, të cilit u jepte informacion, përkundrejt pagesave në euro.

Zagani është dënuar nga drejtësia sepse ka dëmtuar hetimet e policisë dhe ka vepruar për interesa private dhe për përfitime monetare nga policia italiane.

Në vitin 2014 Zagani është bërë shkak i prishjes së një aksionin kundër trafikantëve të drogës që po ndiqej nga Krimet e Rënda dhe nga agjentë të Policisë së Shtetit, ku synimi i tyre ishte zbulimi i të gjithë anëtarëve të grupit.

Ky aksion u ndërpre në mes atëherë pasi në Fier ka ndërhyrë Zagani, në atë kohë shef antidroge.

Ky është dënimi i dytë për Zaganin nga drejtësia pasi një vit më parë Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e ka dënuar me 3 vite burg për akuzën ‘Largimi nga vendi i qëndrimit të detyruar’.

Dritan Zagani u la nga gjykata në masën ‘arrest shtëpi’, por ai u arratis. Çështja e tij mori të tjera përmasa, kur u largua në Zvicër.

 

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • PO Nuhu qe ju bashkua Zaganit?! Zvicra po behet streha e krimineleve dhe trafikanteve. U jep dhe azil. Ku eshte perfitimi se shoqeria vetem se terrorizohet ne kete menyre.

  • hajde akuze , paska mar rryshfet nga koleget italian se ju paska dhen informacion pa autorizim. Autorizimin e kujt? te ministrit qe merej me trafik narkotikesh me kushurinjt qe ju kishte shit makinen po si njifte.. ej po ci keni kto idiotsira sa rendoni poziten tuaj dhe lartesoni poziten e oficerit trim Zagani.

  • Dita juaj Zvicra historikisht qender spiunazhi e vendgrumbullimi kreminelesh ka qene,por ajo qe duhet te na shqetesoje ne eshte menyra se si shiten e blihen keta pederastet oficere te policise nga strukturat e dhjera te Partise demokratike qe vetem shqiptare nuk eshte me gjithe ata spiune te serbit qe ka brenda.

  • =si quhet kur nje oficer qe ka bere betimin nen flamurin e vendit te tij, paguhet ose shperblehet nga nje sherbim i huaj ??
    =mos blerja e stimuluar pa takt po kthehet ne nxitje te krimit me qellim qe policia ose ndon je sherbim tjeter te ket rezultate????

  • Hajde rezultat i Reformes ne Drejtesi , hajde.
    Bravo Rilindja, bravo Vetingu!
    Kriminelet dhe trafikantet pasurohen dhe shperblehen me PPP, kurse denoncuesit e tyre denohen me burgim.
    O ti socialist i thjeshte, kudo qe ndodhesh A mos valle per kete gje votove o i mjere, a mos valle per kete u gjakose dhe vdiqe ne Bulevard?
    A nuk te duket se duhet te ZGJOHESH ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *