Spanja si Italia, tjetër “ditë e zezë”: 823 viktima në 24 orët e fundit

redaktor

Kjo e diel shënoi bilancin më të rëndë të viktimave ditore nga koronavirusi në Spanjë. Autoritetet njoftuan vdekjen e 838 pacientëve në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e tyre në mbi 6500.

E diela theu rekordin e ri që ishte vendosur të shtunën, kur u shënuan 832 vdekje. Shumica e viktimave janë të moshuar.

Në 24 orët e fundit u shënuan po ashtu mbi 6500 infektime të reja, duke e çuar pranë 80 mijëshit numrin e të prekurve.

Spanja po ndjek kështu hap pas hapi Italinë, ku tashmë numri i infektimeve të reja po tregon stabilitet. Italia ka numrin më të lartë të viktimave në gjithë globin, që të shtunën arriti në mbi 10 mijë.

Në gjithë Europën numërohen më shumë se 20 mijë të vdekur nga koronavirusi.

Ritmet më të larta të infektimit i kanë Shtetet e Bashkuara. Ky vend renditet tashmë i pari me mbi 125 mijë të infektuar, gjysma e të cilëve në Nju Jork.

Ka paralajmërime se Nju Jorku mund përjetojë një situatë më të rëndë edhe se Wuhani apo Lombardia.

 

e.k / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *