Tjetër gjë prisnim…

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Dikush aty në PS duhet të kuptojë se jeni larguar mjaft nga pritshmëria që zgjedhësi ka patur për këtë forcë politike. Mjaft nëpunës në struktura të shtetit sikur punojnë tinëz që PS të humbë besimin. Aktiviteti i tyre vetëm me të majtën nuk ka asnjë pikë takimi. Në mjaft struktura shtetërore kanë ardhur elementë me paramendim se ç’do të fitojnë përmes përdorimit të postit. Mendoj se disa ligje u përgatitën që njerëz të shumtë të ziheshin si “shkelës ligji”, të binin pre, siç ranë, të strukturave të korruptuara shtetërore, të kishin të bënin me policinë, me eunukët tatimorë, avokatët, gjobaxhinjtë. Të tilla ligje janë ato për ndërtimet pa lejë, ato për formalizimin e bizneseve të vogla që rezultuan me gjobitjen e mjaft qytetarëve se s’paskeshin kasë fiskale, apo se kanë bërë një strehë lokalit për t’u ruajtur nga dielli, apo se suvaton murin e dyqanit. Trysnia shtetërore ra mbi atë që s’kish të jepte. Nga Mamal Ormeni

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *