Tjetër goditje për euron

DITA Online

 

Euro hyn sërish në trendin rënës. Monedha e përbashkët ra sot nën nivelin 130 lekëve, duke u këmbyer sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 129.97 lekë.

Euro është nënçmuar përkundrejt lekut me 0.43 pikë krahasuar me një ditë më parë.

Me fluksin e emigrantëve që vijnë për Pashkë, monedha e përbashkët pritet që të nënçmohet edhe më tej.

Ekspertët shpjegojnë se euro vijon të mbetet e dobët në tregun e brendshëm si rrjedhojë e ofertës së lartë, e cila vjen nga kanalet informale, konvertimet e bizneseve për të paguar taksat, transaksionet e shtuara në tregun e pasurive të paluajtshme, ku blerjet kryhen me euro dhe më pas ndërtuesit e konvertojnë në lekë.

Por edhe orientimin e disa transaksioneve drejt lekut, duke shtuar ofertën në valutë, konvertimet e atyre që kanë euro në shtëpi, që nxituan t’i kthejnë në lekë nga frika se mos monedha e përbashkët binte më tej, orientimin e investimeve drejt lekut, që nënkupton konvertimin e eurove etj.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *