Tjetër gol, Bekim Balaj i jep fitoren Rijekës

redaktor

Bekim Balaj është duke u rikthyer në formën e tij më të mirë. Sulmuesi shkodran i Kombëtares shqiptare ka realizuar sot golin e avantazhit për Rijekën ‘e tij’ në fitoren 4-0 ndaj NK Zadar.

Bomberi 24-vjeçar ka shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 27 të ndeshjes, duke i hapur rrugën e fitores Rijekës nënkampione që tre minuta më vonë ka dyfishuar rezultatin me anë të Hristov. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 3-0, pas golit të Leovac në minutën e 36-të. Në pjesën e dytë ka qenë përsëri Hristov i cili ka realizuar një dopietë dhe ka vulosur rezultatin final të ndeshjes.

Ky ishte edhe goli i tretë që sulmuesi shkodran realizon me fanellën e Rijekës që pas transferimit në merkaton e janarit nga Slavia Pragës për të zëvendësuar bomberin Kramariç që u transferua në Premier League.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *