Tjetër incident në Elbasan, digjet banderola e PS-së. Policia nis hetimin

J L

Pas incidentit në zyrat e PS dhe PDIU në Fier, një banderolë e socialistëve e vendosur në qendër të qytetit të Elbasanit është djegur.

Banderola është djegur gjatë natës, e ndërsa mësohet se janë sekuestruar kamerat e bizneseve përreth për të rënë në gjurmën e autorëve.

Nga uniformat blu të Elbasanit mësohet se në Cërrik është djegur banderola e Partisë Socialiste në qendër të qytetit.

Policia njofton gjithashtu ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Ndërkohë, më herët në Fier, selia e PS-së dhe e PDIU-së u qëllua me gurë.

Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjjia “1 Maji” tha se forcat e tjera politike duan që të krijojnë destabilizim dhe bëri thirrje për tolerancë dhe qetësi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *