Një ditë pas krimit në familje që tronditi opinionin publik në Bathore në Tiranë, një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në Tiranë.
Djali godet me thikën e bukës nënën e tij.
Këtë herë, fatmirësisht gruaja është jashtë rrezikurt për jetën, ndërsa i biri është shpallur në kërkim nga policia.
“Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.A vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me thikë buke, nënën, N.A, vjeç 63, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ditën e djeshme një 21-vjeçar në Bathore qëlloi me armë zjarri babain e tij polic, duke e lënë të vdekur me tre plumba, si dhe plagosi të ëmën aksidentalisht, pasi kjo e fundit ndërhyri mes djalit të shoqit për të shuar konfliktin.
